0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mbahen konsultimet publike për Projekt Rregulloren mbi orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në gastronomi

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot seancën e parë të konsultimeve publike për Projekt Rregulloren mbi orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, është shprehur i kënaqur me këtë takim, sidomos me punën e gurpit punues.

Sipas Ramës, Prishtina do të ketë për herë të parë kushte për bashkëjetesë të shëndetshme mes komunitetit dhe sektorit të gastronomisë.

“U mbajt sot seanca e parë e konsultimeve publike për Projekt Rregulloren mbi orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë. Për herë të parë në kryeqytet, më në fund do të krijojmë kushte për bashkëjetesë të shëndetshme mes komunitetit dhe këtij sektori, tepër të rëndësishëm për qytetin. Bravo për punën grupit punues” deklaroi Rama.

Kjo nuk është seanca e parë që Komuna e Prishtinës do të realizojë, në kuadër të kësaj Projekt Rregulloreje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img