0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Maxhuni: Kemi parandaluar incidente të karakterit terrorist në Kosovë

Drejtori Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka nisur raportimin rreth sigurisë në vend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrjen e FSK-së.
Maxhuni tha se Policia e Kosovës konsideron se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.“Për tetë muaj PK ka realizuar të gjitha detyrat dhe parashikimet konform planit strategjik”, tha drejtori Maxhuni. Ai tha se prioritet i tyre është qasja parandaluese.
Më këtë periudhë dhe viteve të fundit është dëshmuar se PK ka ndikuar në uljen e rasteve të krimit. Suksese janë shënuar dhe në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore., ka thënë numri një i Policisë së Kosovës.“Në vitet e fundit kemi më pak prezencë të drogave të forta.
Një prezencë e narkotikëve është tek ne, ajo është marihuan kanabis, që vjen si pasojë e kultivimit në fqinjësi”, ka thënë Maxhuni.
Policia e Kosovës, sipas tij, ka shënuar suksese edhe në luftën kundër krimit, krimit ekonomik dhe korrupsionit.“Ne vazhdojmë më masa konkrete shtesë për avancimin e nivelit të sigurisë. Kemi arrit të parandalojmë edhe incidente të karakterit terrorist që i shohim në vende të ndryshme.
PK po vazhdon me masa konkrete ti parandalojë incidentet e tilla”, ka thënë Maxhuni, ndërkohë që raportimi i tij para Komisionit po vazhdon.Në Komision sot janë të pranishëm edhe anëtarët nga AAK dhe Nisma, Daut Haradinaj dhe  Zafir Berisha, të cilët tash e sa kohë kanë munguar në Komisionet e Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img