1.5 C
Pristina
Friday, March 21, 2025

Buy now

spot_img

Maxhuni dhe KFOR-i zviceran flasin për çështje të sigurisë dhe për bashkëpunim të ngushtë

Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni, u takua sot me përfaqësuesit e KFOR-it zviceran, me të cilët diskutoi çështje të rëndësishme të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, me fokus të veçantë në adresimin e dhunës në familje.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe KFOR-it zviceran, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit, parandalimit dhe reagimit ndaj rasteve të dhunës në familje.

“Koordinatori i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Burhan Maxhuni, theksoi rëndësinë e mbështetjes së komunitetit ndërkombëtar në forcimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës dhe sigurimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët, duke vlerësuar kontributin e KFOR-it në përpjekjet për të ndërtuar shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt”.

“Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it ritheksuan angazhimin e tyre për të mbështetur institucionet vendore që punojnë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje dhe për të forcuar masat e sigurisë në këtë drejtim”, thuhet tutje në njoftim.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img