Site icon PrishtinaPress

Mavraj thotë se Kurti angazhohej kundër luftës, por s’kishte përkrahje

Publicisti, Muhamet Mavraj, që ka qenë një prej organizatorëve të protestave studentore kundër okupatorit serb, në emisionin “Frontal” të T7, ka folur edhe për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Kurti ishte një prej akterëve të organizmit të protestave studentore të 1 tetorit të 1997.

Por Mavraj për të ka thënë se “kur kishim hyrë në luftë angazhohej kundër luftës”.

I pyetur se për çfarë angazhimi bëhej fjalë, Mavraj tha se “kishte ide për konferenca ndërkombëtare, vetëdijesim, etj – poqë i cilëson si “kopalla”.

Megjithatë, ai thotë se idetë e Kurtit nuk gjenin mbështetje, poqë askush nuk e kritikonte.

”Në luftë kur kemi hyrë, ku lufton kundër luftës. Angazhohej, kishte ide të ndryshme, por s’kishte përkrahje. Kishte ide për konferenca ndërkombëtare ndërkombëtare, vetëdijësim. Kopalla me i ra shkurt. Por askush nuk e ka kritiku, as bëne as mos e bëjë, nuk e ka pas kërkush mërzi“, ka thënë Mavraj. 

Exit mobile version