Site icon PrishtinaPress

Mavraj: Ohri nuk mbulohet me këso patriotizma në Veri, vetëmenaxhimi çon në krahinë autonome

Publicisti Muhamet Mavraj, sot në “Frontal” të T7, ka folur për kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se i intereson se si do të përfundojë çështja e Veriut, duke i thënë “fatura e fundit”.

Mavraj tha se pika 7 e marrëveshje së Ohrit nuk mbulohet me “këso lloj patriotizma në Veri”. Sipas tij, synimet e vetmenaxhimit janë kah “një krahinë autonome, vetëqeverisëse”.
“Duhet me qenë shumë mendjelehtë secili njeri që ka jetu në Kosovë në 30 vitet e fundit, të mos e dijë që këto janë rrugë dhe metoda të gabuara që do të sjellin pasoja, ato vetëm janë duke i sjellë. Por mua më intereson fatura e fundit, si do të përfundojë çështja me veriun, sepse me marrëveshjen e Ohrit ka një avancim shumë të madh të rrezikshëm dhe pika 7 nuk mbulohet me këso lloj patriotizma në Veri. Ajo çfarë ata janë dakorduar atje, pavarësisht që s’ka nënshkrim, është shumë e rrezikshme për Kosovën. Ky vetmenaxhimi është koncept shumë i gjerë që nuk e dimë mirë se ku do të përfundoj, synimet janë nga një krahinë autonome, vetëqeverisëse. Atje po shkojmë”, tha ai në Frontal.

Exit mobile version