2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Mavraj: Dua Europianin me Shqipërinë, shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit ishte…

Pas divorcit me Hamburgun, mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka zgjedhur për t’u rikthyer në qytetin e Këlnin, për të vijuar me përgatitjet individuale, deri në momentin e akordit me një skuadër të re.

Gjatë qëndrimit në Këln, Mavraj nuk i ka shpëtuar intervistës me “Express.de”. Mbrojtësi shqiptar ka folur gjerë e gjatë për situatën në të cilën ai ndodhet, të ardhmen si dhe për festën e Xhakës dhe Shaqirit në Botëror pas golave ndaj Serbisë.

Mavraj, po stërviteni në Këln për të mbajtur veten në formë, pse kjo zgjedhje?

Këlni ka qenë dhe është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Tani është një moment i veçantë, pasi nuk ka diçka të sigurt për të ardhmen. Ndaj është e rëndësishme që të jem këtu me miq të vërtetë. Mund të kisha shkuar të stërvitesha me Beni Kugel në Majorka, por këtu në Këln kushtet janë po aq të kompletuara.

Cila tjetër? Ku do të shkoni?

Është e vështirë të them se ku do të shkoj. Sigurisht, objektivi është që të jetë kategoria e parë, kudo. Ka disa opsione, këtu dhe jashtë. Në moshën 32-vjeçare, nuk mendoj se jam pranë pensionit. Padyshim është edhe një shtysë për të ndëshkuar kritikët të cilët e thonë pikërisht këtë gjë.

Te Këlni ishit një siguri. Pastaj mbrojtja dështoi. Ishte fatale për të dy palët që u larguat, apo jo?

Ishte rruga më e vështirë që zgjodhëm të dy palët. Në fund, rezultati nuk ishte ai që kishim shpresuar. Megjithatë, Hamburgu ishte një eksperiencë e rëndësishme për jetën, ndonëse kapitulli u mbyll pa lavdi. Padyshim, unë do të kisha dashur të luaja në Europë me Këlnin, për këtë nuk ka dyshime.

Si e keni përjetuar nga distanca rënien e Këlnit nga kategoria, me dorëheqjen e Shtoger dhe Shmadtke?

Ishte shumë e papritur. Por kështu ndodh edhe në jetë. Suksesi sjell gabimet më të mëdha, Sigurisht, ka gjithmonë sinjale. Por është e vështirë t’i shohësh ato kur je mirë. Kjo tashmë mund të aplikohet edhe me Federatën Gjermane. Sigurisht që u mërzita nga ajo që pashë. Por edhe te Hamburgu, nuk di të them në të vërtetë se cila ishte arsyeja e zhgënjimit, ndonëse isha vetë në aty.

Si e përjetuat Kupën e Botës?

Duhet të keni ndjerë dhembje pasi luajtët një rol të mirë me Shqipërinë në Euro 2016…Ekipi kombëtar ka qenë motivimi im më i madh në muajt e fundit. Këtë dëshirë, për t’i kthyer diçka mbrapsht njerëzve të mi, kam arritur ta ruaj edhe në një moment të vështirë sportiv, në një moment kur njerëzit nuk kanë shumë respekt ndaj teje. Kjo dëshirë më ka mbajtur gjallë nga ana sportive. Është diçka e këndshme të arrish Europianin me Shqipërinë, dua të punoj për atë objektiv përsëri.

A mund të na i shpjegoni gjestet e Xhakës dhe Shaqirit në Botëror pas golave me Serbinë që sollën kaq polemika?

Historia luan një rol të madh. Ka qenë një periudhë e errët që nuk duhet të përsëritet! Ka pasur luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë deri vonë. Fati e desh që prindërit e këtyre djemve të arratiseshin atëherë. Por këto vlera të origjinës, që njeriu i mban në vetvete, nuk harrohen. Xhaka e dashuron Zvicrën, por te Zvicra lufton si një shqiptar.

Kjo do të thotë se ata këndojnë këngë shqiptare, festojnë martesat si shqiptarë, ruajnë traditat – dhe festojnë me këto simbole. Është diçka e mirë që nuk fshihet një gjë e tillë nga një qenie njerëzore. Duhet të jesh tolerant. Dhe ajo që është më thelbësore, është se golat e tyre kanë ndihmuar më shumë Zvicrën se Shqipërinë.

A kishte ndonjë shans të ktheheni te Këln?

Unë nuk di të ketë pasur kontakte. Këto gjëra dalin kur prodhohen informacione përgjysmë. Sigurisht ishte e këndshme të luaja te Këlni. Por e shoh skuadrën tani, është në një pozitë të mirë dhe ka cilësi.

Padyshim pritshmëria te Hamburgu dhe Këlni është e larta edhe në Ligën e Parë. Të gjithë presin të dominojnë që në ndeshjet e para. Por unë ju them se do t’ia dalin. Cilësia në Bundesligën 2 nuk është aq e lartë. Sigurisht, diferencat mes skuadrave janë të vogla, por niveli nuk është aq i lartë./Panorama/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img