Muhamet Mavraj, publicist, si dhe një prej organizatorëve të protestës studentore të 1 tetorit 1997, ka thënë se Albin Kurti “kishte refuzuar t’i bashkohej Lëvizjes Studentore”.
Ai në Frontal të T7, ka thënë se Kurti ishte arsyetuar se ”është duke u marrë studimet dhe me një revistë”.
“Unë nuk i di mirë rrethanat si ka ardhur, por kur ka ardhur ka thënë jo. Mua m’u duk që është i papërgatitur ose ka frikë, thash lërne, mos e ngucne. Tha nuk mund të angazhohem në shkurt, ato ditët e para që ne fituam”, ka thënë Mavraj.