-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Mauro Icardi nënshkroi një ‘kontratë’ me Wanda Nara, që i jep të drejtën asaj mbi pasurinë e tij

Mauro Icardi thuhet se nënshkroi një kontratë me gruan Wanda Nara për të shpëtuar martesën e tyre – dhe kjo do të thotë se ai duhet t’i japë asaj të gjitha pasuritë e tij deri në vitin 2050.

Icardi dhe Wanda janë përfshirë në një bujë ngjarjesh të hidhura martesore javëve të fundit.

Ata janë ndarë, janë bashkuar, janë ndarë sërish, por tani duket se do të kthehen bashkë për momentin. Megjithatë, nuk ka ardhur pa sakrifica nga Icardi, shkruanSport Bible.

Foto: PA

TYC Sports pretendon se sulmuesi i Paris Saint-Germain i ka dhënë Wandës të drejtat për të gjitha kontratat e tij, aktuale dhe të ardhshme, si dhe pronat që ai zotëron aktualisht.

Raporti pretendon se kontrata e Icardit do të zgjasë deri në vitin 2050, që do të thotë se ai do të jetë 57-vjeçar.

Kjo do të thotë se Wanda është tani pronare e vetëm e një kompanie të quajtur World Marketing Football, të cilën çifti e themeloi së bashku kur Icardi luante për Interin.

Foto: PA

Të përfshira në atë paketë është një apartament në Milano dhe një shtëpi në liqenin e Komos në Itali.

E gjithë kjo sagë filloi pasi Wanda akuzoi Icardin për tradhti me aktoren dhe modelen argjentinase, China Suarez.

Ajo që pasoi ishte që Icardi fshiu profilin e tij në Instagram dhe gjithashtu nuk i ndjek të gjithë miqtë dhe shokët e tij të skuadrës.

Ndërkohë, Wanda ndau në Instagram një foto të saj me ish-bashkëshortin Maxi Lopez, një ish-mik dhe shok skuadre i Icardit.

Për ta risjellur këtë histori, Icardi u takua me Lopezin kur ai luante për Barcelonën dhe të dy vazhduan të luanin përkrah njëri-tjetrit në Sampdoria.

Por gjithçka ndryshoi shumë shpejt kur Icardi dyshohet se kishte një lidhje me Wandën kur ajo ishte e martuar me Lopez.

Sulmuesi argjentinas më pas u martua me të, e emëroi atë si agjente të tij dhe gjithashtu bëri tatuazhe në krahun e tij emrat e tre fëmijëve të Lopez.

Në vitin 2014, kur ndeshja e Sampdorias me Interin u bë e njohur si ‘derbi Wanda’ sepse para fillimit, Lopez refuzoi t’i jepte dorën Icardit.

Wanda, një prezantuese televizive dhe modele, e kishte akuzuar më parë atë se kishte një lidhje që çoi në përfundimin e martesës së tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img