Maurizio Sarri është në telashe te Chelsea.
Maurizio Sarri ka kritikuar jashtë mase lojtarët e Chelseas, duke thënë se ata janë vështirë për tu motivuar.
Sipas Daily Mirror, trajneri italian mund të shkarkohet nga klubi londineze, pas deklaratave të bëra nga humbja me Arsenalin, përcjell prishtinapress.eu
Sipas mediumit anglez, lojtarët e Chelsea janë të acaruar me ato kritika të Sarrit, andaj mund të bëjnë një plan rreth shkarkimit të tij.
Por, ish-trajneri i Napolit ka thënë se ai nuk i frikësohet shkarkimit, por që duhet thënë ajo çfarë ndodhi në humbjen ndaj Arsenalit.