Analisti, Halil Matoshi, ka thënë se në Gjilan qëllimisht është përdhosur flamuri i Kosovës.
Të hënën është raportuar se para Komunës së Gjilanit është përdhosur flamuri i shtetit të Kosovës.
“Primitivët e Komunës së Gjilanit përdhosin flamurin e Kosovës. Pika 7 e Pakos Ahtisaari e definon flamurin e Kosovës flamur kombëtar. Simas Ligjit për simbolet (17.1) kush përdhosë flamurin e Kosovës dënohet me gjobë deri 1000 €“, ka shkruar Matoshi.
Ai ka thënë se ky akt bie ndesh me ligjin.
”Por në komunën e Gjilanit përdhosja e flamurit kosovar âsht e qëllimt, pra vepër që bjen ndesh me Ligjin. Akt i ultë dhe i turpshme kundër rendit simbolik të shtetit“, ka thënë ai.
”A ka ndonji prokuror që punon me ndërgjegje në Gillan”, ka pyetur Matoshi.
”Ashiqare as ata gillanli që e dojnë Kosovën shtet, nuk po guxojnë me reagu“, përfundon ai./Express