Gazetari i njohur kosovar, Halil Matoshi ka reaguar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë, që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Matoshi ka thënë se ky veprim është përdorim i frikshëm i shtetit për justifikim të ideoligjisë pamoral politik.
Ai ka thënë se përmes këtij rasti “Qeveria ka mbyllur rastin Dehari”, dhe sipas tij kosovarët kurrë nuk do të kuptojnë të vërtetën për Deharin.
“Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik. Qeveria mbylli rastin Dehari. Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin.Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik”, ka shkruar Matoshi.
I njëjti madje tha se kjo ishte mbyllje e pandershme duke sakrifikuar puntorët e rëndomtë.
Reagimi i plotë:
Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik.
Qeveria mbylli rastin Dehari.Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin.Pa asnjë lëvizje në zbulim edhe pse qe dy vjet në vend, pushtetin total e ka Lëvizja Vetëvendosje!Ishte nji mbyllje e pandershme e tue sakrifiku do punëtorë të rëndomtë, si kolateral.Ata qëlluen në kohë të gabueme në vendin e gabuem!
PS
Instituti i Mjekësisë Ligjore âsht nën administrimin e Ministrisë së drejtësisë!