Analisti Halil Matoshi ka thënë se pushteti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i sulmon gazetarët, jo pse janë të frikësuar prej opozitës, por se ata janë viktima të miteve e besimeve të tyre apo të liderit.
Reagimi i tij vjen pasi dy deputetët e LVV-së, Sali Zyba e Tinka Kurti, akuzuan një pjesë të analistëve që ishin më të rezervuar sa i përket zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën në katër komunat veriroe.
“Zyba, Kurti e këta, në Shkretinën e tartarëve të Buzzat-it Pushteti i Albin Kurtit sulmon gazetarët, jo pse janë të friguem p’ej opozitës as pse nuk pajtohen me mendimin ndryshe, por kujdes, budalltë rëndom janë viktima të miteve e besimeve të tyne, ose liderit, sepse struktura reaktive e tyne âsht e ngadaltë e shfaqet tek ta si patologji mentale e vonesës në përpunimin e të dhânave”, shkroi Matoshi në Facebook.
“Ata besojnë se janë ma të ditunit (i dijnë të vërtetat përfundimtare) dhe sipëran në patriotizëm. T’varfun me kriju, agresiv në nacionalizmin si keatch, ata përditë imagjinojnë nji front lufte si në Shkretinën e Tartarëve të Buzzati-t. Porse anmiku s’po vjen. Kanë me u tranue masivisht tue pritë! Ata s’kanë gjâ që vlen me shfaqë, sëkëndejmi fabrikojnë anmiq përreth. Që goditja e tyne të jetë e vetmja shfaqje”, shtoi ai.
Sipas tij, ata janë të rrezikshëm sepse u besojnë marrëzive.
“P. S. Prapambetja mendore âsht nji gjendje e përhershme e karakterizueme nga inteligjenca nën mesatare, e cila shkakton kufizime në të mësuemit dhe funksionimin përshtatës”.