Analisti dhe gazetari, Halil Matoshi ka komentuar arrestimin e Nagip Krasniqit, drejtorit të Korporatës Enerjgetike të Kosovës (KEK).
Arrestimi i tij nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ndodhi të mërkurën pasi Krasniqi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare.
E Matoshi për këtë ngjarje thotë se “përfundimisht është thyer miti i pastërtisë së LVV-së”.
“Megjithëse si djem të mirë që jemi në këtë studio, e dimë çka është prezumimi i pafajësisë, sepse ai është veç nën akuzë. Po mendoj nën dyshim, mundet me dal po nga ky gjyqësor që po e përmend Gashi, i pafajshëm, mos ta ngarkojmë në këtë rast. Është njëri më të sigurtë, më të besueshëm të partisë në fushën e energjetikës”, tha ai në Kanal 10.