Analisti Halil Matoshi ka reaguar pasi Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që ta shkurtojë orarin e punës për të gjithë zyrtarët që e agjërojnë muajin e Ramazanit.
Matoshit përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se duhet të anulohet menjëherë ky vendim.
Sipas tij, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe nuk duhet të tolerohet.
“Pavarësisht se kundrejt religjionit Lëvizja Vetëvendosje ka bâ politika demagogjike dhe manash lojës me emocionet e njerëzve që besojnë Islamin, shkelja e Kushtetutës është krim dhe nuk do të tolerohet.
Pushteti Komunal nuk e ka të drejtën të nxjerr vendime për administratën e shtetit për çâshtje që prekin Kushtetutën.
Neni 8 [Shteti Laik] Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Ndal cenimit të rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, tha ai.