Site icon PrishtinaPress

Matoshi pas aksidentit të ministres Hajdari: Dorëheqje si akt i etikës së pushtetit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot ka konfirmuar se ka goditur me makinë një fëmijë në Prishtinë.

Por e njejta, tha se fëmija ishte përplasur në veturën e saj duke e hequr barrën nga supet. Për reagimin e saj tanimë ka marrë mjaftë komente nga figura politike dhe të tjera.

Ish-gazetari, Halil Matoshi përmes një postimi ka shkruar se me ardhjen e kësaj Qeverie në pushtet përpos përmbysjes së regjimit është ndërruar edhe diskursi. 

“Tashti, në Qeverinë e shpresës, asht përmbys jo vetëm regjimi i vjetër por edhe diskursi, fëmijtë përplasen në vetura e jo simas versionit zyrtar të policisë që fëmija u përplas nga vetura, për mospërshtatje (tejkalim) shpejtësie, nga ministrja Rozeta Hajdari!?”, ka shkruar Matoshi.

Ai gjithashtu tha se ministrja duhet të ndëshkohet sipas ligjit dhe duhet të jap dorëheqje.

“Ndëshkim i krimit simas ligjit dhe dorëheqje si akt i etikës së pushtetit”, ka shkruar ai. 

Postimi i plotë:

Exit mobile version