Site icon PrishtinaPress

Matoshi: Kosova e ka obligim ndërkombëtarë Asociacionin, anipse po shmanget si djalli

Analisti Halil Matoshi, beson se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe tashmë është i pranuar, dhe nëse ky Asociacion nuk implementohet, sipas Matoshit, Kosovën e presin sanksionime ndërkombëtare.

“Jemi më një situatë ku realisht kurrkush nuk po kërkon Asociacion sepse Asociacioni është pranuar tanimë. Secila Qeveri demokratike merr obligimet e qeverive të kalume nëse s’konsiderohet se ata kanë qenë fashistë, anti-shtet radikale në limite shtetërore etj. Mua më habit qëndrimi i LVV-së kur e shmangin faktin që marrëveshja për Asociacionin është marrëveshja e parë Brukselit e vitit 2013 e cila u ratifikua në Kuvendin e Kosovës me 84 vota pro. Kosova e ka një obligim ndërkombëtarë dhe kryeministri edhe eksponentët e tij, deputetët po e shmangin sikur djalli që Kosova e ka një obligim ndërkombëtarë dhe mos përmbushja e këtij obligimi ka dy pasoja, më e madhja është izolimi më e vogla është sanksionim sepse kështu funksionon sot bota”, tha Matoshi në Kanal 10.

Ai ka shtuar se asnjë lider asnjëherë nuk ka kërkuar një Asociacion jashtë kuadrit kushtetues të Kosovës.

“Kurrë asnjë lider botëror as kosovarë nuk ka kërkuar Asociacion jashtë Kushtetuese së Kosovës”, – ka përfunduar ai

Exit mobile version