Site icon PrishtinaPress

Matoshi i çon “selam” Shqipërisë pas ndalimit të banerit të Dardanëve i cili dëshmon se Kosova është Kosovë!

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar në lidhje me mos lejimin e banerit të tifozët të Përfaqësueses së Kosovës, të njohur tashmë me emrin “Dardanët” në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër nga autoritetet e këtij vendi.

Matoshi, është shprehur i habitur nga veprimi i autoritetëve të Shqipërisë për mos lejimin e banerit të tifozëve që spias tij “dëshmon se Kosova është Kosovë!”

Me ndalesat e shtetit serb kosovarët tashmë janë mësuar që 100 vjet. Porse me ndalesat e Shqipërisë qysh të mësohemi se???“, ka thënë matoshi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë reagimin e tij:

Ne Shkoder ndalohet baneri qe deshmon se Kosova asht Kosove!

Me ndalesat e shtetit serb kosovaret tashma jane mesue qe 100 vjet.
Porse me ndalesat e Shqipnise qysh me u msue se???
Autoritetet ne Shkoder ua kane ndalu “Dardaneve” ta fusin ne stadionin “Loro Borici” banerin qe deshmon nji fakt:
Kosovo is Kosovo!
Kosova asht Kosove!?
Kjo ahst njajte si me ua mbledh te gjithe tifozave lejenjoftimet e mos me i alne me hy me to ne stadion ,sepse aty shkruan: Republiak e Kosoves dhe Kosovar!
Autoritetet shqiptare u kane thane tifozave kosovare se baneri ka mesazh politik.
The Dardanians kane reagu edhe zyrtarisht…
Te gjitha shtetet sovrane ne bote jane thjesht krijesa politike dhe jo hyjnore!
E turpshme!

P.S.

Edhe une si tifoz i kombetares kosovare dhe jam i lenduem me heqjen e ketij baneri dhe nuk e kuptoj pse nuk reagon Federata Kosovare e Futbollit dhe vet shteti kosovar, perkatesisht Ministria e Jashtme?

Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë zhvilloi ndeshjen e saj në këtë stadium me Islandën, nga e cila humbi 2 më 1 në.

Exit mobile version