2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Matoshi e kujton momentin kur u mor peng nga Serbia: E kam mbijetu ‘holokaustin’

Gazetari Halil Matoshi përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me fotografi, ka kujtuar se sot më 21 maj, janë bërë 25 vjet nga kur forcat policore serbe të frymëzuara nga regjimi fashist i Millosheviqit, e kishin marë peng Matoshin.

Matoshi duke kujtuar ato ditë, ka thënë se ka mbijetuar “holokaustin”, duke marrë anën e jetës kundër vdekjes.

E plotë:

Sot u bânë 25-vjet kur forcat policore serbe t’frymëzueme nga fashizmi miloševićian, m’kanë marr peng lufte dhe më kanë dërgu spari në burgun e Lipjanit që ishte shndërru në një kamp përqëndrimi. 

Aty, për 21 ditë e kemi mbajtë frymën me një rriskë buke në 24 orë dhe në etje konstante.

Mes 9-10 qërshorit 1999 të lidhun duersh me spaga plastike, me autobusa na kanë deportu në Konclogorin “Zabela” në Požarevac, Serbi.

I lânun n’hapsinë për jetë të zhveshun (biopolitikë – Agamben) dmth. me e kundru dekën si shpëtim!

E kam mbijetu ‘holokaustin’ duke marrë anën e jetës, kundër dekët!

————————

1. Burgu i Lypjanit

2. “Zabela” Požarevac, Serbi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img