Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mbahen të dielën më 9 shkurt.
Materiali zgjedhor tashmë është transportuar edhe në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.
Për shkaqe të sigurisë, transportimi i materialit zgjedhor është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Drejtuesi i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi, ka bërë të ditur në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.
Ndërkaq, sipas KQZ-së, numri i votuesve në Komunën e Prizrenit është 182,939.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2025/02/image-43-1024x768.png)