2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Massage” mbyllë 30 lokale në Prishtinë

Policia e Kosovës pas një hetimi disamujor ka realizuar planin operativ “MASSAGE” që për qëllim kishte luftimin dhe identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit.
Sipas policisë, ky  operacion ka rezultuar me inspektimin  e 31 lokaleve në Prishtinë, me ç’rast disa nga këto lokale/masazhe nuk kanë qenë  fare të regjistruara në ATK si dhe nuk i kishin të deklaruara punëtoret sipas procedurave ligjore.
“Gjithashtu punëtoret kanë qenë  pa  kontrata pune dhe pa kualifikim adekuat, nuk është deklaruar qarkullimi ditor-mujor, nuk  posedonin pëlqim sanitar, mungonin   libreza sanitare, si dhe janë hasur  të punësuara femra të mitura nën moshën 18 vjeçare”
Si rezultat i këtyre kontrolleve 30 lokale  që ushtronin  veprimtari   për  masazhe  janë mbyllur përkohësisht  nga inspektorët komunalë,  ndërsa njërit nga këto lokale me vendim të Inspektoratit  Komunal i është ndaluar ushtrimi i aktivitetit deri në plotësim të kushteve.
“Janë hasur  duke punuar dhe duke qëndruar në RKS  pa lejeqëndrim dhe leje pune  5 femra,  3 shtetase të Srb-së   dhe 2 shtetase nga AL-se  (3 nga këto janë dorëzuar te DMH dhe u është shqiptuar gjoba nga 100 euro për person, ndërsa dy të tjera janë në procedurë të referimit të DMH).”
“Në njërën nga lokalet  është hasur një person i gjinisë femërore duke punuar e cila ishte e raportuar si person i zhdukur, ku e njëjta i është dorëzuar njësisë përkatëse e cila ka qenë duke u marrë me rastin konkret në nivel stacioni”, bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img