Superylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është parë me një kostum të çuditshëm tek merrte djalin e tij pas përfundimit të mësimit.
Shumë futbollistë kanë dëshirë që të kenë vëmendjen kur dalin nëpër vende publike, por jo edhe sulmuesi i Realit.
Ai me qëllim që të mos tërheq vëmendjen e njerëzve, kishte veshur një kostum që përfshinte edhe një maskë në fytyrë.
Ronaldo, i cili mbushi 32 vjet më herët këtë javë, morri të birin, Cristiano Jr dhe i rrethuar nga truprojat e kaluan pastaj dhe u futën në veturë. /Periskopi.com