Nijazi Kryeziu, anëtar i kamotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prizrenit, e ka kritikuar ashpër kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqin.
“Maskarada politike e rradhës e Memli Krasniqit me shokë. Thirrjet telefonike nga dy tri herë per 48 orë si me urgjencë delegateve femra të Konventës së fundit të Partisë Demokratike për “Konventën e rradhës”. Do të thotë janë thirrur për Konventë të Gruas Demokratike delegatet që në zgjedhjet e fundit janë zgjedhur me garë zgjedhore nga baza”, shkruan Kryeziu në Facebook.
Reagimi i tij erdhi pas “Konventën programore të PDK-së”.
“Pa ftesë, pa rend dite, prapavija pa asnjë ngjyrë, shenjë, llogo apo emblemë të PDK-së. Në sallën e “Konventës” delegatet e zgjedhura anë e kënd Kosovës spektatore vetëm për duartrokitje dhe mbushje të sallës, akterë e panelistë të emëruarit, shokët e shoqet e Memlit”, shkruan tutje Kryeziu.
Sipas tij, kjo ka ndodh për “me e mbulu marren e dështimit të partisë”
“Krejt kjo është bërë për Memlin, Uranin, Abelardin dhe aty këtu edhe ndonjë tjetër që nuk ka qenë pjesë e skenarit dhe as që e ka ditur se çka do të organizohet. Krejt kjo është bërë qysh me e mbulu marren e dështimit të partisë”, thotë ai./Prishtinapress/