0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mashtroi disa persona për viza pune në Gjermani, arrestohet një grua në Prishtinë

Një grua është arrestuar pasi kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Sipas policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në vitet 2023 dhe 2024 në rrugën “Azem Jashanica”, në Prishtinë.

Të dyshuarës i janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse si dhe gjësende tjera.

“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani. Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm”, njofton policia.

E pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img