0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mashtrimi me subvencione, arrestohet edhe një person në Pejë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person në Pejë, lidhur me rastin e mashtrimit me subvencione.

I arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, u ka caktuar masën e paraburgimit 31 të pandehurve.

Paraburgimi u është caktuar L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale” Mashtrimi në detyrë” N.I për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje” dhe “Ushtrimi i ndikimit” , B.G për shkak të veprës penale “Mashtrimi në detyrë”, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, G.L për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , B.M për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje. D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencion”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Dhënia e ryshfetit” E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencione” dhe “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img