Site icon PrishtinaPress

MASHTI: Nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim se’ksual

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka reaguar ndaj diskutimeve të fundit për edukimin seksual në shkolla, duke theksuar se nuk ekziston një kurrikulë e veçantë për këtë temë, as tekste shkollore që e trajtojnë atë siç është raportuar.

Në një njoftim për media, MASHTI sqaroi se edukimi seksual trajtohet si një çështje ndërkurrikulare në kurrikulën arsimore të Kosovës dhe përfshihet në lëndë të ndryshme mësimore nga perspektiva shkencore, shëndetësore dhe shoqëroro-kulturore, për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga rreziqet që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre.

MASHTI theksoi gjithashtu se, në vitin 2016, është formuar një grup punues që ka hartuar disa doracakë për mësimdhënës dhe broshura për prindër, të cilat janë miratuar nga MASHTI më 2020. 

Këto materiale janë opsionale dhe nuk janë pjesë e kurrikulës së detyrueshme për nxënësit. Për më tepër, MASHTI siguroi se do të vazhdojë rishikimin e këtyre dokumenteve dhe teksteve shkollore për të siguruar përmbajtje të përshtatshme dhe të saktë.

Exit mobile version