4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

MASHTI: Në shumicën e shkollave nuk është mbajtur mësim për shkak të grevës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionti (MASHTI), ka kërkuar që të mos bëhet presion politik te shkollat dhe mësimdhënësit që duan të punojnë.

MASHTI përmes një komunikate për media ka njoftuar se mësimi nuk është zhvilluar në shumicën e shkollave të Kosovës, derisa ka kërkuar që të respektohet e drejta e atyre mësimdhënësve që duan të mbajnë mësim.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota, kryesisht komunikim i zyrtarëve të MASHTI me zyrtarë komunal jemi informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK. Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht. Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota, kryesisht komunikim i zyrtarëve të MASHTI me zyrtarë komunal jemi informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK.

Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht.

Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat.

Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit edhe njëherë ju bënë thirrje Drejtorive Komunale të Arsimit që t’i përgjigjen obligimit dhe të mbajnë komunikime në vijë institucionale rreth vijueshmërisë së procesit mësimor në shkolla.

Dyert e shkollave nuk duhet të mbyllen. Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim.

/Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img