-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

MAShTI hap konkurs për 33 inspektorë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë hapur konkurs për inspektor në këtë ministri.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se 33 inspektorët që do të pranohen mendohen të jenë nga Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Ferizaj, Gjilan dhe  Gjakova.

“Afati për aplikim do të jetë deri më datë 5 maj 2024. Deri tash, Inspektorati i arsimit ka funksionuar me vetëm 26 inspektorë të cilët mbulojnë të gjitha Komunat e Republikës e Kosovës. Vendimi për shtimin e numrit të inspektorëve për 33, është hap i rëndësishëm në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim”.

“Fokusi ynë si Ministri është që rekrutimi të bëhet sipas fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë. I inkurajoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs duke garantuar për proces të drejtë, transparent dhe vlerësim meritor”, ka thënë Nagavci. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img