-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

MASHT tha që prindërit ti blejnë librat vetë për fëmijët, Mushkolaj: Kjo ua komplikon jetën qytetarëve

Sot nga ministria e Arsimit njoftuan se janë duke e shqyrtuar mundësinë që blerjen e teksteve shkollore për nxënësit ta bëjnë vet prindërit dhe se shteti do të ua rimburojsë mjetet për këto.

“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që mjetet për blerjen e librave të kalojnë drejtpërdrejt për prindrit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave jemi në përfundim të modulit për aplikim në platformën e-kosova dhe shumë shpejt do ta bëjmë publik linkun ku mund të aplikojnë të gjithë prindrit dhe kujdestarët e fëmijëve”, kështu tha zëvendësministri i MASHT Taulant Kelmendi.

Pas kësaj kanë ardhë reagime të ndryshme, shkruan lajminet.

Analisti Imer Mushkolaj me disa statuse në rrjetin social ka thënë se kjo ua komplikon jetën qytetarëve dhe se këto janë eksperimente.

“Qeveria dhe Ministria e dështuar e Arsimit tash ua komplikojnë jetën qytetarëve edhe më shumë, duke bërë eksperimente me nxënës e prindër. Kush po i mëson kaq mbrapsht athu?”, ka shkruar ai.

Për krejt situatën në arsim, Mushkolaj po ashtu tha “mjafton” ta shohim se kush udhëheq me MASHT.

“Përndryshe, me e kuptu qysh menaxhohet arsimi n’Kosovë, mjafton me e pa kush është ministre. Paaftësia e padituria bashkë”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img