Site icon PrishtinaPress

Masat e reja anti-Covid që pritet të miratohen

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka konfirmuar raportimet e Express lidhur me masat e reja anti-Covid që pritet të hyjnë në fuqi nga e hëna

Kryetarët e komunave sot kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me prezencë fizike, ndërkaq nëpër klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës.

Në klasët ku do të ketë më shumë se 20 nxënës, do të ndahen në grupe.

Po ashtu është bërë e ditur se gastronomia do të vazhdojë të punojë me të njëjtin orar, ndërkaq do të lejohet puna brenda hapësirave të lokaleve, me dëshmi të vaksinimit ose me teste përkatëse.

Kjo nuk do të vlejë ambientet e jashtme të lokaleve të gastronomisë.

Këto janë të gjitha masat që u diskutuan në takimin e sotëm:

Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27shtator 2021:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

 – Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. 

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë. 

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Në këtë takim, nga Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor. Në të njejtën kohë nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit.

Exit mobile version