Masat e Qeverisë së Kosovës kundër coronavirusit

73
Advertisement

Qeveria e Kosovës në një mbledhje urgjente, të mbajtur të mërkurën mbrëma ka marr një sërë masash me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Advertisement

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga coronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga ky virus.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Planin e veprimit për gatishmëri dhe reagim për Coronavirusin, ndërsa mbi bazë ndau 10 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.

Masat e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës mbrëma janë:

Ndërprerja e procesit edukativo arsimor në institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë);

Pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm (deri në një vendim tjetër);

Kontroll i obliguar i ushtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-ve në të gjitha hyrje daljet e Kosovës me mbështetjen e Policisë së Kosovës të të gjithë qytetarëve që vijnë nga zonat epidemike, për detektimin e rasteve me COVID-19 dhe ndërmarrjen e masave parandaluese;

Vetëkarantinim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me udhëzimet e OBSH-së (moszbatimi i dënueshëm sipas Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse). Në rast se personat e caktuar nuk mund të vetëkarantinohen rekomandohen të vendosen në karantinat e përbashkëta të caktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës;

Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër;

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00;

Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë;

Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Varësisht nga zhvillimet e situatës Vendimet mund të plotësohen dhe ndryshohen në kohë reale dhe do të njoftohen qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se masat që do të ndërmerren në mbledhjen e sotme, do të zbatohen edhe për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Janë rreth 2000 të burgosur në Shërbimin Korrektues. Sot kam pasur takime me të gjithë drejtorët. Duhet të veprojmë në përputhje me masat që do të merren në këtë mbledhje. Nga nesër do t’i përshtatim këto veprime edhe shërbimit korrektues, edhe për stafin edhe për të burgosurit”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës