Kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, u takua sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin biseduan për reformat e ndërmarra që lehtësojnë funksionalizimin e parkingjeve të kontrolluara nga “Prishtina Parking”.
Më theks të veçantë, u diskutua për masat anti-mashtrim dhe anti-keqpërdorim.
“Me Kryetarin e Kryeqytetit Perparim Rama sot patëm një takim/drekë pune. E njoftova Kryetarin për reformat e ndërmarra, për masat anti-mashtrim dhe anti-keqpërdorim në Prishtina Parking si dhe për planet investive.
U pajtuam se dixhitalizimi i të të gjitha shërbimeve është rruga që avancon çështjen e parkimit në Kryeqytet. Po ashtu, se çështja e parkimit është një ndër problemet thelbësore që kërkon zgjidhje kreative” ka shkruar Havolli në njoftimin e tij.