Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Ajo kujtoi se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë.
Osmani, në një postim në Facebook, tha se barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.
“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc”, shkruan presidentja.
Osmani tha se plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.
“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!:, ka shkruar Osmani në Facebook.