1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Masakra e Gjakovës: Britmat e fëmijëve s’harrohen kurrë (VIDEO)

Në masakrën e Gjakovës, ashtu si edhe në vendet e tjera të Kosovës, britmat e njerëzve nuk harrohen kurrë.

Këtë e tregon edhe vet dëshmitari i kësaj masakre, Sami Pareshumti.

Ai kujton masakrën e familjes Cana, ku vetëm një djalë i tyre arriti të shpëtonte.

Ai tregon ngjarjen në mënyrë kronologjike, dhe tmerrin që kishin përjetuar nga vrasja barbare e ushtrisë serbe ndaj civilëve shqiptar.

“Në lagjen tonë, kur na kanë rënë, në 12:10 të natës, janë dëgjuar vetëm krisma, me pa nuk është parë asgjë, krismat edhe piskamat e familjeve, familjes me 21 anëtarë më duket. Aty kemi dëgjuar piskamat, kur janë dëgjuar krismat, piskamat janë ndalë. Atëherë ka filluar t’i dalë flaka shtëpisë, i kanë marr nga marketi i kanë dërguar në shtëpi. Kur kanë hy në shtëpi është bërë masakra”, thotë Parashumti.

“Një djalë ka mbet gjallë., nuk e kam parë, por ka mbetur gjallë, e kam parë në Shqipëri, Dren Cana”.

“Çka më ka treguar ai mua, ai është munduar ta shpëtoj motrën e tij, atë natë kishte ajo ditëlindjen. U mundua ta largojë nga dritarja e banjos, nuk ka mundur pasi nuk kishte forcë nga dora e plagosur, kur ka filluar zjarri ai është larguar nga dritarja e ka dalë ë oborr. Motra e tij. Nënë dhe të gjithë të vdekurit i ka zënë zjarri”.

Në këtë masakër u vranë mbi 70 civilë të këtij fshati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img