-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Masakër në Kabul, talebanët vranë 95 persona

ulmi që ndodhi sot në Afganistan ishte më vdekjeprurësi në muajt e fundit ndërsa përgjegjësinë për këtë rast e kanë marre talebanët të cilët kishin vrarë një javë më parë 22 njerëz në një hotel në Kabul.

Në sulmin terrorist me bombë u vranë të paktën 95 persona dhe 158 të tjerë u plagosën në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul thanë zyrtarët.

Terroristët përdorën një ambulancë të mbushur me eksplozivë për të kryer sulmin.

Lëvizja Islamike talebane e ardhur në pushtet në Afganistan në vitin 1996 pas luftës civile që pasoj luftën sovjetike-afgane dhe u rrëzua nga pushtimi i udhëhequr nga ShBA pesë vjet më vonë.

Sa ishin në pushtet ata vendosën një version brutal të ligjit të Sheriatit të tilla si ekzekutimet publike dhe amputimet dhe po ashtu ndaluan gratë nga jeta publike.

Po ashtu vendosën dhe rregulla të reja, burrat duhej të rriteshin mjekrën ndërsa gratë duheshin të mbuloheshin.

Ata strehuan udhëheqësit e Al – Kaidës përpara dhe pas rrëzimit të tyre dhe që atëherë ata kanë luftuar një kryengritje të përgjakshme e cila vazhdon edhe sot.

Ndërsa për sulmin e përgjakshëm të ditës së sotme ka pasur reagime edhe të gazetarëve të cilët e përshkruan ngjarjen si të tmerrshme.

Abdullah Omeri një gazetar për kanalin e lajmeve Tolo në Afganistan tha për CNN se shtatë njerëz ishin vrarë afër tij dhe se ai mbijetoi duke u fshehur në një ballkon pasi sulmuesit vazhdonin të gjuanin mbi viktimat.

Për sulmin e sotëm ka reaguar edhe kreu i SHBA, Donald Trump i cili tha se ky sulm rinovon vendosshmërinë e SHBA dhe atë të partnerëve të tjerë afgan.

Mizoria e talebanëve nuk do të mbizotëroj.

Në respekt të viktimave në Afganistan kulla Eiffel nuk u ndriçua sonte. Lajmin e bëri publik në Tëitter kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img