Site icon PrishtinaPress

Masa të rrepta sigurie për vizitën e Biden, ja cilat rrugë janë bllokuar

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë vendosur pothuajse në çdo cep të kryeqytetit, pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vërehen nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilat pothuajse janë të ‘blinduara’,
Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me masat e sigurisë, që do të ndërmerren sot me rastin e vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë.


Sipas Policisë, në intervale të caktuara kohore, do të ketë edhe ndalim të përkohshëm për qarkullim në disa rrugë, andaj do të përdoren rrugë alternative.

Ja në cilat rrugë do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:
Me datën 17.08.2016 nga ora 08:00 do të ndalohet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” nga Sllovenia Sport deri te rreth-rrotullimi te ish Gjykata e Qarkut prapa Komunës, rruga e UÇK-së deri te udhëkryqi me rrugën “Migjeni”.
Gjithashtu edhe sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi Skënderbeu do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e personalitetit.

Exit mobile version