Site icon PrishtinaPress

Masa ndëshkuese e paralajmërime për pasoja të reja, por Kurti s’i ndal lavdet për qeverisjen e tij në trevjetorin e fitores

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar në trevjetorin e fitores së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti e ka pasur gojën plot lëvdata për punën e qeverisjes së tij, duke thënë se rezultati i 14 shkurtit 2021 ishte evolucion elektoral.

Sot është 14 shkurti, dita që shënon trevjetorin e fitores tonë historike. Trevjetorin e ndryshimit të madh demokratik, politik e shoqëror. Nuk është vetëm fitore elektorale, është momenti i përmbysjes më të madhe në Kosovë. Është evolucion elektoral, ku fitoi drejtësia mbi diskriminimin dhe interesi publik mbi atë personal e privat. Kemi qeverisur me duar të pastra, duke mbrojtur vendin, ligjshmërinë dhe paqen. Guximi dhe vendosmëria përballë sfidave të mëdha që erdhën e kaluan”, ka thënë Kurti.

Kurti ka nuk e la pa përmendur as opozitën dhe qeverisjet e kaluara, duke theksuar se po përpiqen t’i ndalin reformat në ekonomike dhe drejtësi, por “reformat po bëhen dhe do të bëhen”.

Zhvillimi ekonomik po ndodh dhe do të vazhdojë. Ngritëm të hyrat tatimore, ngritëm eksportin. Ekonomia ka shënuar rritje, me mesatare vjetore 6.2% të PBB-së. Janë dyfishuar investimet e huaja. Pasi ndalëm gjakderdhjen financiare, e kemi shpërndarë te qytetarët rritjen ekonomike përmes pakove të ndryshme. Krijuam platforma dhe mbështetëm të rinjtë siç kishim premtuar, luftuam krimin e korrupsionin, shkatërruam bandat, ashtu siç kishim premtuar. Kemi dhënë më shumë se krejt qeveritë e kaluar për FSK-në. Shtetit ia kthyem terminalet doganore e ndërmarrjet publike i kthyem në ndërmarrje fitimprurëse”, deklaroi ai.

“E realizuam, ndonëse nuk e premtuam”, ka thënë Kurti për liberalizimin e vizave.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se Kosova e pas 14 shkurtit 2021 është më e fortë, më e qëndrueshme dhe më e mirë për të jetuar.

Exit mobile version