4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Masa e arrestit shtëpiak për të dyshuarit për terrorizëm cilësohet skandaloze

Tre nga gjashtë të arrestuarit nga lëvizja “Vetëvendosje” si të dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa tre të tjerëve masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Atdhe Arifi, Egzon Haliti e Astrit Dehari do të qëndrojnë në paraburgim deri më 29 shtator 2016, kurse Frashër Krasniqi, Adea Batusha e Petrit Ademi në arrest shtëpiak, shkruan sot Koha Ditore.
Ky vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka ngjallur reagim te njohësit e çështjeve të drejtësisë, të cilët e kanë quajtur atë skandaloz.
Ata shprehin habinë se si persona, të cilët nga Policia e Prokuroria me shumë pompozitet u cilësuan si të dyshuar për terrorizëm, u liruan në arrest shtëpiak.
Avokati Arianit Koci konsideron se diçka nuk është në rregull me vendimin, pasi sipas tij, askund në botë nuk ndodh që ai që dyshohet për terrorizëm të lejohet të shkojë në shtëpi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img