3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Martohuni me këtë burrë nëse është kështu!

Që të mos zgjatemi shumë, më poshtë janë disa shenja që do t’ju bëjnë të ndani mendjen njëherë e mirë. T’i jepni fund kësaj historie, apo të planifikoni ditën e dasmës.

1. Kjo lidhje s’ju jep ankth.

S’po themi që nuk do të keni kurrë probleme apo ditë të vështirë, por edhe vetë do ta ndjeni që nuk jeni gjithë kohës në ankth. S’është si në lidhjet e mëparshme. S’ke dyshime për ndjenjat e tij, as nga e ardhmja. Ndihesh e sigurtë dhe e qetë me të.

2. Ai reflekton!

Nuk ka shumë gjëra që t’i do doje t’ja ndryshoje, por kur ti i thua çfarë s’të pëlqeu së fundmi, ai dëgjon dhe përpiqet të bëjë më mirë. Martoje ketë burrë.

3. Nuk ke frikë të tregosh se je e lumtur  në mes të miqve të tu.

Kur ti flet për të, sytë të qeshin nga gëzimi. Je e dashuruar dhe kaq e lumtur. Thuaje!

4. Ai sakrifikon për ty dhe ti bën të njëjtën gjë për të.

Ai është gati të ndërrojë qytete për të qenë me ty, nëse një punë e rëndësishme për ty është jashtë vendit. Ti do të bëje të njëjtën gjë.

5. Ndani të njëjtat parime.

Të dy e dini kur doni fëmijë dhe jeni gati të kujdeseni njësoj. Gjithashtu bini dakord për kohën private që do të kaloje secili. Përputheni kaq mirë!

Të tjera:

6. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ai ende ju surprizon me gjeste të vockla.

7. Kur mendoni se do të martoheni me të, s’ju shkon mendja tek dasma, por tek fakti që do të jetoni me të.

8. Ia keni dalë me sukses të mbani një lidhje në distancë.

9. “Më mungon”, nuk është thjesht një fjalë e ëmbël.

10. Ndiheni rehat kur planifikoni të ardhmen me të.

11. Mund të qani në sy të tij pa u vënë në siklet.

12. Ai interesohet për miqtë tuaj.

13. Edhe kur nuk dukesh, ai të thotë që je kaq seksi!

14. Ai punon shumë, por prioriteti i tij mbetesh ti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img