0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Martesat e gjinisë së njëjtë, zyrtari i Vetëvendosjes bënë thirrje të mos votohet ligji: Keni përgjegjësi para Zotit

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë ligjin që ua mundëson martesën gjinisë së njëjtë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se ky ligj është kundër fëmijëve e kundër kombit.

“Të gjithë deputetëve të Kosovës(veqanti deputetëve të VETEVENDOSJES!) mos ta votojn ligjin që ua mundëson martesen gjinisë së njejtë. Ky ligj është kundër të ardhmes tonë, e kundër fëmijëve tonë, e kundër të ardhmes së kombit tonë. Dijeni se keni përgjegjësi para Zotit, por edhe para votuesve tuaj. Ndryshe do të ndëshkoheni me voten e qytetarit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Projekt-Kodi i ri Civil për martesat e gjinisë së njëjtë ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Përmes këtij projekt-kodi Civil, siç është propozuar e miratuar në Qeveri, i hapet rrugë ligjore martesave të gjinisë së njëjtë në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img