Martesa në Istog në kohën e pandemisë COVID-19

68
Advertisement

Një çift nga Istogu është martuar të dielën, në kohën kur shumë dasma dhe organizime të tjera janë anuluar, për shkak të përhapjes së coronavirusit.

Advertisement

Nusja dhe dhëndri, në një kronikë të përgatitur nga REL, tregojnë se si është martesa pa dasmorë.

Drenor Osmanaj dhe Edona Krasniqi janë martuar më 12 prill. Kjo është një nga martesat e pakta në Kosovë që po bëhen në kohë pandemie.

Pa krushq dhe pa mysafirë Edona e Drenori nga Istogu u martuan të dielën.

“E gjithë bota po lufton me pandeminë, po mundohen ta mbajnë njëfarë distance, por ruhen. Dhe normale është ajo ndjenja që thonë: ‘këqyri këta, në këtë kohë po martohen’. Shumë plane mi ka prishur ky virus, kështu që nuk kam lejuar të ma prish edhe këtë  moment, që ta sjell bashkëshorten time në familjen time”, tha Drenori, përcjell Telegrafi.

Për dasmën e tyre atë më herët kishin rezervuar edhe restorantin dhe gjithçka tjetër, por COVID-19 prishi çdo plan.

“si çdo dasmë tjetër, kishim planifikuar t’i mbledhim të dyja familjet, edhe familjen time edhe të Drenorit. Por, për fat të keq të dyja familjet i kemi jashtë Kosovës. Ndodhi si ndodhi dhe gjithçka është anuluar, por prapëseprapë ne jemi bashkë”, thotë Edona.

Ajo thotë se rrethi i tyre familjar është mërzitur sepse nuk kanë qenë afër tyre. “Por, me mendje e me zemër ata kanë qenë bashkë me neve sot, më 12 prill. Bashkë me ne kanë festuar, edhe pse kanë qenë shumë larg nesh”.

Datën e martesës Edona dhe Drenori e kishin caktuar një vit më parë. /

PostAdssFotoja e reklamës