4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Martesa e të vëllait me kanadez, vjen reagimi i Mimoza Kusarit

Ylber Kusari, vëllai i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partnerin e tij Jonathan Ausman në një ceremoni të vogël familjare. 

Por, ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara është mungesa e deputetes kosovare në këtë ceremoni.

Demokracia.com ka kontaktuar me deputeten Kusari-Lila por ajo nuk ka dashur të komentojë për mungesën e saj në ceremoninë martesore.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Pas kësaj përgjigje, Kusari-Lila është pyetur se a është Ylberi vëllai i saj.

“Mos bëni këso pyetje, ju lutem”, është shprehur ajo.

Demokracia.com më herët ka publikuar fotografi nga ceremonia e dasmës. Në njërën nga fotografitë shihet çifti në një moment romantik, duke shkëmbyer një puthje pasionante.

Kujtojmë që martesat mes të njëjtës gjini lejohen edhe me Kushtetutën e Kosovës. Madje Kosova njihet si vend tolerant. Çdo vit në vendin tonë mbahen parada nga komuniteti LGBTQI+ dhe asnjëherë nuk është shënuar ndonjë incident.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img