6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Marsi, muaji i krizës në vend

Qeveria e Kosovës do ta riproceduroj muajin e ardhshëm në Kuvendin e Kosovës, Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo v’ie pas përfundimit të punës së Komisionit Shtetëror për matjen e territorit të Kosovës.

Marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi do të kthehet në votim para deputetëve në muajin mars, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të opozitës.

Njohës të çështjeve të sigurisë në vend mendojnë se paralajmërimet e opozitës mund të ngrin tensione në vend. Sipas tyre, situata do të eskaloj, jo nga deputet sa kjo do të bëhet nga banorët e Rrafshit të Dukagjinit që cilët me këmbëngulje e kundërshtojnë humbjen e Çakorrit dhe Bjelluhës.

Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë në vend, ka thënë për ‘Zëri’, se paralajmërimi i qeverisë së Kosovës se ne mars do të procedohet demarkacioni nuk len shumë për të dëshiruar , nga se hendeku midis pozitës dhe opozitës është rritur edhe ma shumë.

“ Në njërën anë komisioni për matjen e territorit deklaron madje edhe rritjen e territorit dhe në anën tjetër ekspertët e pa varur dali me një mal fakte se ne humbim territor kjo len të kuptoi se nëse në Kuvend sillet ky version i qeverisë situata do të eskaloj, jo nga deputet sa kjo do të bëhet nga banorët e Rrafshit të Dukagjinit që cilët me këmbëngulje e kundërshtojnë humbjen e Çakorrit dhe Bjelluhës, dy vende strategjike por edhe burim i të mirave material”, tha Islami.

Islami ka thënë se beson që  politikë bërsitë nuk do të bien pre e emocioneve dhe se nuk do te shkoi puna aq larg sa të kemi në situatë kaotike të cilën askush nuk do ta dëshironte.

Edhe Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë për ‘Zëri’, se procedimi i demarkacionit tashmë është çështje e pritur dhe se çfarëdo tendence për eskalim të situatës së sigurisë nuk i ndihmon fare vendimmarrjes.

“Sigurisht se mund të priten rritje të tensioneve politike, por ato gjithsesi nuk duhet të përkthehen në tensione të sigurisë. Qartësisht ka ndarje të veprimeve opozitare, ku pjesa më e madhe e opozitës ka deklaruar se nuk do të përdorë gaz lotsjellës në Parlament”, tha Ramadani.

Ai ka thënë se reagimi politik opozitar është i pranueshëm deri kur llogariten të përdoren mjete joparlamentare.

Ndryshe, Demarkacioni ka ngjallur reagime të ashpra te opozita, ekspertë të pavarur dhe tek banorët./ZERI/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img