15 autobusë janë nisur nga Prizreni për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi të organizuar nga platforma “Liria ka emër”.
Përveç Prizrenit, Prishtina është mbushur edhe me autobusë që kanë ardhur nga qytete tjera.
Nga ora 14:00 qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”.