Site icon PrishtinaPress

Marshi masiv i mijëra ushtarëve ukrainas, paralajmërohet kundërofensiva

Kundërofensiva po vjen Trupat ukrainase kanë nisur të tubohen masivisht për të nisur kundërofensivën ndaj trupave ruse. Kjo u bë e ditur nga mediumi “Visegrad 2024” në Twitter, ku shkroi se “kundërofensiva ukrainase po vjen”.

Në pamje radhë të gjata të mijëra ushtarëve që po marshonin në një fushë të hapur. Rusët po të përballen me drejtësi për krimet e tyre të luftës shkroi mediumi.

Ukraina moti ka paralajmëruar për një ofensivë të re që do të niste sapo të ngriheshin temperaturat e pranverës.

Luftime pritet të zhvillohen në qytetin e Bakhmutit, ku tash e sa javë rusët thuhet se kanë pushtuar një pjesë të konsiderueshme të vendit./PrishtinaPress/

Exit mobile version