Iniciativa vullnetare e qytetarëve të vullnetit të mirë sot organizojnë marsh paqësor në Prishtinë me moton “Çfarë mundemi ne të bëjmë për natyrën dhe shoqërinë”.
Marshi nis në ora 11:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdohet në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Sipas organizatorëve, marshe të tilla synojnë të organizohen edhe në qytetet e tjera në Kosovë e Shqipëri ndërsa më 21 shtator kur shënohet Dita e Paqes të organizohet një marsh i tillë edhe në Bruksel.