Site icon PrishtinaPress

Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave”, sot mbahet një marsh vetëdijësues me biçikleta për t’i thënë jo kësaj dukurie.

Fushata është aktivitet ndërkombëtar vjetor që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor 2022 në Ditën e të Drejtave të Njeriut.

“Marakli t’biçikllave”, ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet vetëdijësues dhe t’i themi jo së bashku dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Aktiviteti nis në orën 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Janë 6 km teren i lehtë edhe për fillestarët që posa kanë filluar të çiklojnë. Ngjarja është i hapur për të gjithë dhe do ketë edhe përcjellje nga Policia e Kosovës.Vendosja e helmetave është obligative. Personat nën moshën 16 duhet të jenë nën përkujdesjen e prindit apo kujdestarit. Sugjerohet të keni veshmbathje dimërore të përshtatshme për temperaturat të ulëta dhe mbrojtje nga shiu”, thuhet në njoftim./Prishtinapress/

Exit mobile version