-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Marrëveshjet me Listën Serbe”, Sinani akuzon Arifin se është i shantazhuar: Nuk guxon të flasë për Vulinin

Ardita Sinani, këshilltarja politike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal të Preshevës, sot është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme, në ora 08:00 dhe “tërësisht në errësirë informative duke mos u transmetuar as nga faqja zyrtare e Komunës së Preshevës”.

Sipas saj, zakonisht, seancat e jashtëzakonshme mbahen për situata të jashtëzakonshme, transmeton Paparaci. Por, ajo u shpreh se sot, e vetmja situatë e jashtëzakonshme, ishte zgjatja e jetës politike të një individi, njëherësh kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij. Duke sjellur kështu situatën kur një këshilltar nga rradhët e APN dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë. Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi”, shkroi ajo në Facebook

Sinani, tregoi në seancën e sotme që sipas saj u mbajt në mënyrë tinëzare, morën pjesë 18 këshilltarë komunalë shqiptarë dhe këshilltarë serbë.

“Sepse sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptar dhe 2 këshilltar serb brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë”, shtoi Sinani.

Ndër të tjera, ajo tha se në këtë seancë ku u shqyrtua situata politike në Preshevë, kaluan disa pika të rendit të ditës, por pa asnjë diskutim apo debat.

“Në ato pak minuta të të ashtuquajturës “seancë”, u kaluan një mori pikash të rendit ditës, pa asnjë diskutim, pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim se pse ky pushtet lokal pati ngërç politik sa të vie puna që në limitet e afatit ligjor të mbajë “seancë”. Për opinionin e gjerë shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo…kjo “seancë” është ftuar me sms të dërguar nga sekretaria e Kuvendit kryetarëve të grupeve të këshilltarëve dje pasdite”, shtoi Sinani.

“Kryetari i Kuvendit sot, në hapje të seancës para 20 këshilltarëve prezent tha se seanca është inicuar nga kërkesa e këshilltarëve të APN, për të shqyrtuar siç u tha “situata politike në Preshevë”. Ky “shqyrtim i situatës politike” kaloi pa asnjë fjalim, asnjë arsyetim se cilës situatë politike po i referohen! Mbase ditëve në vazhdim do të sqarohet pse synimi për të mbajtur gjallë politikisht një individ të shantazhuar e të zhytur thellë në llumin e nëntokës së politikës së Beogradit duhet të mbahet tinëzisht, pa media, në ditë vikendi, në 8 të mëngjesit, e i mbuluar nën arsyetimit të “seancës së jashtëzakonshme” e për të “shqyrtuar” kinse “situatën politike në Preshevë””.

Gjithashtu, ajo pati akuza ndaj kryetarit Arifi, duke thënë se ai është i shantazhuar, dirigjiuar dhe kontrolluar, prandaj, “nuk guxon të thotë asnjë fjalë për shefin e BIA-s”, Aleksandar Vulin, që ShBA-të i vunë sanksione.

“Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi.
Mbase edhe do të kuptohet nga të gjithë, pse një grupacion politik shqiptar në Preshevë, i quajtur nga Shqiprim Arifi, PATERICË, duhej të ishte pjesë edhe e këtij turpi si ky i sotshmi.
Por një gjë është tashmë shumë e qartë. Të gjithë e kuptuan”.

“Tash çdo shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo, e ka kuptuar pse Shqiprim Arifi me plot “guxim” çirret ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, e nuk guxon të thot asnjë fjalë për shefin e BIA që Thesari shtetëror amerikan i shpall sanksione.
Sepse nga andej është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar”, përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img