Home Baner “Marrëveshje më 2023, njohja në tryezë pas 10 vjetësh”, Brukseli “pa koment”

“Marrëveshje më 2023, njohja në tryezë pas 10 vjetësh”, Brukseli “pa koment”

Bashkimi Evropian nuk ka  komentuar të dielën rreth raportimeve se Kosovës e Serbisë u është prezantuar një kornizë e re e bisedimeve. Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë ka thënë se nuk komentojnë rreth kësaj çështjeje.

“Si rregull i përgjithshëm dhe si çështje e parimit, ne nuk komentojmë dokumentet e pretenduara të raportuara nga mediat, as sa i përket autenticitetit e as përmbajtjes”, ka thënë Stano për Koha’n.

Albanian Post ka publikuar një dokument ku thuhet se emisarët europianë tashmë kanë prezantuar një dokument në Prishtinë e Beograd me të cilin palëve u kërkohet që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në vitin e ardhshëm. Njohja nuk do të përfshihej në këtë marrëveshje, ajo do të trajtohej kur të vijë koha e anëtarësimit në BE.

Kosova dhe Serbia dialogojnë më shumë se 10 vjet. Por pak progres ka pasur në normalizimin e marrëdhënieve.

Shumë marrëveshje të Brukselit nuk janë respektuar nga Beogradi./Prishtinapress/

Exit mobile version