2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja Serbi-Rusi për gazin, klasa politike në Kosovë: BE-ja të ndërmarrë masa ndaj Beogradit, Vuçiqi po manipulon me ta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” të gazit natyror me Rusinë gjatë një bisede telefonike të dielën me presidentin rus Vladimir Putin.

Lidhur me këtë marrëveshje, përfaqësues të pozitës dhe opozitës në Kosovë kë thënë se Serbia vazhdon të ketë orientim në kundërshtim me politikat e Bashkimit Evropian.

Sipas Adnan Rrystemit të LVV-së, Serbia nuk ka ndryshuar.

“Serbia vazhdon të ketë raporte me Rusinë në kundërshtim me orientimin perëndimor të BE-së. Ajo nuk vendosi t’i bashkohet vendeve të perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por lidhi marrëveshje me këtë shtet ndaj të cilit perëndimi ka vendim të qartë. Shihet se Serbia nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të bashkëpunoj me Rusinë kundër interesave të Perëndimit dhe nuk mund të tolerohet më tutje që në një anë të armatoset nga Kina e Rusia e në anën tjetër të përfitoj nga fondet e BE-së. Duhet qëndrim më strikt nga perëndimi ndaj Serbisë për të ndërprerë këtë bashkëpunim të saj me Rusinë”, tha Rrustemi.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri  ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet ta lexoj drejt situatën e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë.

“Kjo tregon qasjen e kahershme të Serbisë në raport me Rusinë. Shpresoj që Qeveria e Kosovës ta lexoj drejt situatën e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë. Ne partner strategjik i kemi pasur SHBA dhe konsiderojmë që Qeveria Kurti 1 dhe 2 kanë bërë disa hapa të gabuar strategjik në raport me SHBA-të, ka qenë çështja e gazit që ne mendojmë që ka qenë një gabim jashtëzakonisht i madh”, theksoi Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se Kosova shumë moti e ka lexu pozicionin e Vuçiqit.

“Vuçiqi është manipulator i sofistikuar në raport me BE-në. BE-ja duhet ta lexojë qëndrimin e tij saktë, përderisa gjithë Ballkani dhe bota demokratike është në krah të Ukrainës ai zotëria bënë marrëveshje me Putinin”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës është dashur të marrë një vendim ekzekutiv për gazsjellësin amerikan, pasi sipas tij kjo do të ishte përgjigja jonë më e mirë karshi kësaj marrëveshje Serbi-Rusi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img