-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja për lëvizjen me letërnjoftime, Cramon-Dodikut: Mbaje fjalën, bllokimi i qytetarëve të Kosovës i papranueshëm

Procesi për lëvizje të lirë me letërnjoftime mes Kosovës dhe Bosnje Hercegocinës, marrëveshje e cila u ratifikua javën e kaluar në Kuvend, po bllokohet nga kreu i “Republika Srpska”, Milorad Dodik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Për këtë sot ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Kjo e fundit i është drejtuar Dodikut duke i thënë që të mbajë fjalën dhe të respektojë marrëveshjen, ndërsa po e cilëson një gjë të tillë si të papranueshme për qytetarët e Kosovës.

“Procesi i Berlinit është për t’i bërë njerëzit të lëvizin lirshëm, të punojnë dhe të tregtojnë në Ballkanin Perëndimor. Bllokimi i ratifikimit dhe pengimi i qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar lirshëm është i papranueshëm. I bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë!”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

“Bllokada të tilla e pengojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar tutje Cramon.

Ndryshe, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor 2022 në Berlin kanë nënshkruar tri marrëveshjet e mobilitetit.

/Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img